Gruaja 109 vjeçare tregon sekretin e jetëgjatësisë

Në vitin 2015, një grua 109 vjeçare në atë kohë nga Skocia i tha shtypit se sekreti i jetës së saj të gjatë ishte ngrënia e qullit dhe shmangia e burrave.

Jessie Gallan, e cila jetonte në moshën 109 vjeç pa u martuar kurrë, lindi në një vilë të vogël me dy dhoma, ku ajo bënte gjumin bashkë me një vëlla dhe pesë motra të tjera, në një dyshek prej kashte.

Gallan u tha medias lokale se “sekreti i saj i një jete të gjatë është qëndrimi larg burrave”.

“Ata sjellin vetëm më shumë probleme”, shpjegonte ajo.

Gruaja skoceze ka jetuar 109 vjet, pasi ajo vdiq në mars të viti 2015. /Lajmi.net