LSDM premton rritje të pagave në çdo sektor


Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se pritjet janë reale për rritjen e ekonomisë në vitin 2019. Ata thonë se do të ketë paga më të larta, më shumë para për qytetarët dhe standard jetësor më të mirë.

“Treguesit pozitiv ekonomik të vitit 2018 tregojnë se ekonomia është zhvilluar, po rritet dhe shkon në drejtim të duhur. Pagat po rriten në çdo sektor, paratë po kthehen tek qytetarët. Pritet dhe projeksionet për vitin 2019 janë reale”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se këtë vit të punësuarit në shëndetësi, arsim, ushtri, polici, kopshtet e fëmijëve dhe kulturë, do të marrin rroga më të mëdha për pesë për qind. Ndërsa shtojnë se mjekët specialist do të marrin paga për 10 për qind më shumë.