Gjykimi për rastin e Almirit fillon sot nga e para

Rasti i Almir Aliut kthehet nga e para. Kjo përshkak se Gjykata e Apelit e ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës Themelore të Kumanovës. Këtë e konfirmon për TV SHENJA, avokati i familjes Aliu Asmir Alispahiç, por ata deri në këto momente ende nuk i kanë të njohura shkaqet për sjelljen e këtij vendimi, pasi vendimin e nga Apeli ende nuk e kanë marrë.
Për të akuzuarin e vrasjes së vogëlushit Boban Iliq, gjithashtu shfuqizohet vendimi, që do të thotë se Iliq do të mbrohet në liri, por të njëjtit do t’i shqiptohen masa kujdesi. Ndryshe, më 1 tetor të vitit 2018 u mbajt seancë publike në Gjykatën e Apelit në lidhje me ankesat e palëve për vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Kumanovës.
Prokuroria e Lartë gjatë seancës në Gjykatën e Apelit kërkoi që të dënuarit për vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, Boban Iliq dhe të dënuarve për dhunë, Sami Demiri dhe Abdullah Aliu t’u rritet dënimi.