Detaje nga ekzekutimi i dyfishtë në shqipëri! Qëlloi gruan dhe kunatën

Një ngjarje e rëndë në familje ka tronditur mbrëmë banorët e Ballshit, pasi një burrë ka ekzekutuar gruan dhe kunatën e tij.

Burri i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur ka qëlluar për duke lënë pa shenja jete gruan e tij 31-vjeçare dhe kunatën e tij, motrën e bashkëshortes, 18-vjeçare.

Sipas informacioneve mësohet se fillimisht ka debatuar me gruan pasi kjo i ka sugjeruar të mos pijë më alkool, por edhe se i kishte kërkuar që të shkonte nga prindërit e saj.

Më tej mësohet se Gazmend Musta në fillim ka qëlluar të shoqen, por aty ka ndërhyre kunata për të mbrojtur motrën por edhe e atë e ka sulmuar me mjete të forta, duke i lënë të dyja pa shenja jete.