Tani për tani, partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM nuk ka qëndrim konkret rreth asaj se si do të veprojë në Kuvend pas festave të fundvitit kur do të votohen amendamentet kushtetuese që dalin nga marrëveshja e Prespës.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tashmë e ka caktuar seancën plenare me 9 janar për miratimin e amendamenteve në Kushtetutën e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq, kryeministri Zoran Zaev tha se tashmë ka së paku 80 deputetë si minimum në fazën e fundit të ndryshimeve kushtetuese.
“Mund të jenë 85-90, por në fillim duhet të jenë 80”, deklaroi Zaev.