Sipas televizionit “Kanal 5, marrëveshja përfundimtare midis Maqedonisë dhe Greqisë pritet të arrihet brenda një muaji deri në mes të qershorit dhe e vetmja që mbetet do të jetë gjuha që do të shkruhet si “maqedonase”, por me fusnontk.
Nëse shkon sipas planit, në javët e ardhshme, me ndërmjetësimin e Nimic, do të arrihet versioni i fundit i tekstit.
Në bazë të saj,kontesti zgjidhet duke nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare, duke ndjekur shembullin e marrëveshjes me Bullgarinë. Kjo duhet të ndodhë para Samitit të BE-së, në mënyrë që vendi të marrë datën e shumëpritur të fillimit të negociatave.
Siç dihet tashmë, baza e zgjidhjes do të jetë një emër kompleks, ndoshta “Republika e Maqedonisë së Epërme”, e shkruar veçmas dhe e përkthyer në gjuhën angleze. Do të jetë emri ndërkombëtar i shtetit, i regjistruar në Kombet e Bashkuara. Pas ndryshimeve kushtetuese, do të jetë emri për një përdorim të përgjithshëm. Gjithashtu edhe shtetësia e popula e popullatës do të jetë me emrin “Republika e Maqedonisë së Epërme”.
Gjuha zyrtare e shtetit do të mbetet “maqedonase”, ndoshta me një fusnotë se është një gjuhë nga grupi sllav i gjuhëve./Pa Censurë