Protesta e studentëve do të rinisë masivisht më datën 7 Janar.
Kështu ka deklaruar student Igli Tola i ftuar në Fax News, ku analizoi Paktin për Universitetin që ka propozuar kryeministri Edi Rama.
Sipas studentit Tola shumë nga pikat e kërkuara nga studentët janë lënë evazive dhe nuk kanë marrë një zgjidhje konkrete.
“Deri tani nuk kemi marrë një përgjigje shteruese dhe propozimi për paktin e universitetit nuk ezauron të gjitha kërkesat tona. Jemi të detyruar që në datë 7 të rinisim protestat.
Është lënë evazive pjesmarrja e studentëve nga 10% në 20% në senatin akademik në universitete. Po ashtu dhe për pëfshirjen e një studenti nën organin drejtues të shtetit ,siç është Bordi i Administrimit.
Ne duhet të kemi një ligj të ri i cili do të hartohet me të gjitha faktorët e impaktit. Duhet hartuar një ligj i ri, i plotë, që ti shërbejë Shqipërisë për brezat e ardhshëm. Ligji për Arsimin e Lartë duhet të shihet në mënyrë thelbësore.”- u shpreh Igli Tola.
Për sa i përket shpresës tek ministrja e re e Arsimit, Tola u shpreh se ajo është shprehur tejet pozitive për ligjin e Arsimit të Lartë, por që gjithsesi shpreson për më të mirën.