Tetovë, arsimtari godet nxënësin dhe i thyen dhëmbin!


SPB Tetovë ka ngritur padi penale ndaj një banori të Zhelinës së Tetovës, me iniciale M.B (56) me profesion arsimtar pasi ka goditur një nxënës.

“Me datën 13 mars të këtij viti rreth orës 11:00 në shkollën fillore të Zhelinës një arsimtar, gjatë orës mësimore e ka goditur një nxënës në pjesën e pasme të kokës ku për këtë shkak u përplas në bankë dhe iu thye dhëmbi”, njofton MPB.