VMRO-DPMNE-ja opozitare kërkon takim urgjent të liderëve ku kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov do të raportonin rreth negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit. Sipas partisë më të madhe opozitare Kryeministri Zaev e ka për obligim që t’i informoj edhe partitë tjera, pavarësisht në pozitë apo opozitë. Në takim sipas sekretarit gjeneral të VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev duhet të merr pjesë edhe presidenti i vendit Gjorge Ivanov.
Kërkojmë takim urgjentë të liderëve që do të mbahej gjatë ditës së nesërme dhe në të cilën duhet të merr pjesë edhe presidenti i vendit Gjorge Ivanov,. Në këtë takim kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov duhet t’i kumtojnë detajet dhe drejtimin në të cilin po lëvizin negociatat për emrin, që të mund opinioni të jetë i informuar por edhe partitë të marri qëndrim sa I përket situatës së re të krijuar. Zoran Zaev edhe pse është kryeministër ai nuk e ka monopolin që në emër të të gjithë shtetit, pushtetit, opozitës, të përcaktuarit politikisht dhe të papërcaktuarit të vendos për këtë çështje shumë të rëndësishme, ndërsa marrëveshja eventuale të vendos gjithë shtetit para aktit të kryer – deklaroi Igor Janushev, Sekretar Gjeneral i VMRO-DPMNE-së.
Ndërkohë nga Qeveria me kundërpërgjigje se Mickoski mund të kërkoj takim me kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa takimi i liderëve do të mbahet në një termin i cili u konvenon të gjitha subjekteve politike të cilat janë pjesë e takimeve të këtilla.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë gjithmonë kur bëhet fjalë për zhvillime të rëndësishme gjatë negociatave për problemin që ka Republika e Greqisë me emrin tone kushtetues , me kohë dhe plotësisht i informon të gjitha subjektet relevante politike. Njëkohësisht në mënyrë transparente njofton edhe opinionin, gjegjësisht qytetarët e Republikës së Maqedonisë – njoftojnë Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Megjithatë lideri opozitarë Hristian Mickoski menjëherë pas kërkesës për takim liderësh ka ndërprerë vizitën e tij zyrtare në Itali dhe është kthyer në vend./Alsat-m