Xharra: Portali i talibanëve ka shpifur se gjoja kam kërkuar ndalimin me ligj të agjërimit, do të kërkoj përgjegjësi!/FOTO


Gazetarja Arbana Xharra ka reaguar lidhur me një lajm të rrejshëm të lansuar nëpër disa “fake” portale se gjoja ajo ka deklaruar se duhet të ndalohet me ligj agjërimi në Kosovë.
Ky lajm i rrejshëm ka pushtuar rrjetet sociale sidomos në facebook, që ka nxitur reagimin e gazetares.

“Një lajm i rrejshëm po qarkullon në portalet e Maqedonisë i përgatitur nga talibanët që fatkeqësisht deklarohen shqiptarë. Komentet e shumta të nxitura nga ky lajm me kërcenime direkte ndaj meje dhe familjes sime do të më detyrojnë që ta raportoj në organet e sigurisë në Maqedoni këtë portal dhe njëkohësisht direkt në Facebook përmes kontakteve të mija!”, ka theksuar Arbana Xharra, duke thënë se do të kërkojë përgjegjësi.