Sonte, në kuadër të emisionit “Pressing”, në televizionin T7, po shfaqet dokumentari “Buka e UÇK’së”, që i kushtohet Njësise Logjistike “Mërgimi – Ilir Konushevci”.
Dokumentari është realizuar nga gazetari Virgjil Kule, dhe zbulon për herë të parë një arkiv të pasur të kësaj njësie, që ka futur në Kosovë sasi të jashtëzakonshme të armatimit në Kosovë në kushte të tmerrshme.
Dokumentari nuk flet shumë për Ilirin – eshtrat e të cilit sot bashkë me Doktorin Hazir Malaj u rivarrosën në Prishtinë – së për trashegeminë e tij.
Ilir Konushevci, një prej figurave më të mëdha të luftës tonë, është vrarë në rrethana misterioze derisa po bartte armatim për në Kosovë.
Rrëfimet e bashkëluftëtarëve të Ilir Konushevcit janë të jashtëzakonshme. Shikojeni!