Të martën Mijallkov para Gjykatës Penale


Ditën e martë ish-kryeministri i DSK-së, Sasho Mijallkov, nga burgu duhet të dërgohet në Gjykatën Penale ku është caktuar seancë gjyqësore për rastin e PSP-së “Titanik 2” në lidhje me parregullsitë zgjedhore lokale të vitit 2013-të.

Për këtë rast të akuzuar janë edhe Menduh Thaçi, ish-anëtarët e KSHZ-së, Bedredi Ibrahimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovksi dhe Sasho Srcev.

Ditën e mërkurë Sasho Mijallkovit iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh për rastet e PSP-së “Fortesa dhe Lëndina”./Telegrafi/