Një shqiptar 37-vjeçar i njohur në Holandë me nofkën “Akili” është arrestuar si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilën e drejtonte nga Amsterdami.
Shqiptari, emri i vëtetë i të cilit është Xhevdet Plaku, kishte plot 25 identitete të ndryshme, bëjnë me dije mediat holandeze.
Bëhet me dije se pakove të drogës u vinin emra sipas cilësisë së mallit që kishte brenda, duke i pagëzuar si markat e njohura të modës apo të luksit.
“Hermes” titullohej kokaina më e pastër e më pas vinin ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls Royce’ e ‘Playboy’. Shqiptari që importonte tonelata droge nga Holanda e Belgjika në Brescia, u tradhtua nga përgjimet. Në pranga kanë përfunduar 56 persona./BW/