Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë vitin e ardhshëm do të arrijë në 6.3 miliardë denarë, domethënë do të ketë 300 milionë denarë më shumë se parashikimi për vitin e kaluar, njoftoi ministri Venko Filipçe, i cili shtoi se 2019 do të fillojë me rritjen e pagave në sektorin e shëndetit publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nga janari do të ndiqet rritja shtesë e pagave prej 10 për qind për mjekët specialistë dhe 5 për qind për infermieret. Për të gjitha aktivitetet e tjera të kujdesit shëndetësor, rritja e pagave do të realizohet nga shtatori i vitit 2019”, tha Filipçe.
Ai shtoi se rritja e buxhetit nënkupton përmirësimin e kushteve të trajtimit. Si pjesë të projekteve ai përmendi rindërtimin e spitalit “Shën Erazmo “në Ohër, vazhdimi aktiviteteve të ndërtimit në spitalin e përgjithshëm në Strumicë, do të fillojë ndërtimi i një spitali të ri në Strumicë, si dhe po bëhen aktivitete paraprake për spitalin e ri të qytetit në Majçin Dom në Aerodrom.
Filipçe gjithashtu tha se imunizimi do të jetë prioritet edhe për vitin e ardhshëm, dhe vaksinat do të blihen në vlerë prej 394 milion denarë.