Rasti i ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski pritet të jetë pjesë e raportit vjetor të Komisionit Evropian për Maqedoninë. Partia Evropiane Socialdemokrate dhe Partia e Gjelbër Evropiane kanë paralajmëruar amendamente në rezolutën e raportuesit, Ivo Vajgëll që do të votohet javën e ardhshme. Përmes amendamenteve, socialdemokratët theksojnë se Gruevski është dënuar në proces transparent gjyqësor dhe i bëjnë thirrje Hungarisë si shtet anëtar i BE-së që është, të respektojë parimin e Sundimit të ligjit dhe ta ekstradojë Gruevskin në Shkup. Ndërsa të gjelbërit iu bëjnë thirrje autoriteteve hungareze t’i japin të gjitha informatat relevante dhe sqarimet e nevojshme për rastin e Gruevskit, i cili sipas tyre, iku nga vendi i tij përmes mbështetjes diplomatike sekrete nga Hungaria. Sipas Agjencisë Shtetëror të Lajmeve, MIA, në Parlamentin Evropian pritet të kalojnë amendamentet e social-demokratëve. Ndërkohë opozita hungareze me aksion të përbashkët kundër azilantit, Gruevski. Partitë opozitare janë decide se Gruevski nuk i plotëson kushtet për azil dhe se me dhënien e azilit janë shkelur ligjet e vendit. Rrjedhimisht, sipas “24.hu” partitë “Dialog për Hungarinë”, “Politika të tjera janë të mundshme” dhe “Koalicioni demokratik” pas konsultimeve të bëra:
Plani i partive opozitare të Hungarisë
- Të iniciojnë panel diskutim për rastin e Gruevskit;
- Të kërkojnë formimin e një komisioni parlamentar hetues;
- T’i dorëzojnë pushtetit qëndrimin e përbashkët të opozitës për rastin në fjalë;
- T’i dorëzojnë Kuvendit propozim se si të veprojë.
Ndërkohë përveç opozitës hungareze strehimin e Gruevskit e kundërshtojnë edhe qytetarët e atjeshëm. Sipas një ankete të bërë nga “Puls”, 79% e të anketuarve mendojnë se dhënia e azilit Gruevskit është jolegjitime, vetëm 9% e vlerësojnë si legjitime, ndërsa 12% e të anketuarve nuk janë deklaruadeklaruar. Në anketë u përfshinë 800 hungarezë të moshës nga 16 deri në 60 vjeçare.