Deri tani pushteti ekzekutiv ka vesh dhe mirëkuptim dhe janë të përfshirë në të gjitha debatet, diskutimet dhe aktivitetet që lidhen me hartimin ligjit ku preket edhe avokatura, thotë kryetari i Odës së Avokatëve, Ljubomir Mihajllovski-Xhango në një intervistë për AIM-në.
“Ne po përpiqemi që ligjet që do të miratohen edhe më tej të jenë të zbatueshme dhe të mos ketë ndryshime të shpeshta që do ta vendosin në pikëpyetje sigurinë e drejtësisë, e cila, në parim kërkon sundimin e ligjit. Përveç në çështjet e ligjit, janë marr aktivitete edhe në fushën e përmirësimit të komunikimit me institucionet që avokatët punojnë çdo ditë, kështu që ne presim që këto përpjekjet tona të rezultojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për avokatët”, thotë Mihajllovski.
Ai shton se Oda e Avokatëve, përmes trajnimeve, seminareve dhe punëtorive të ndryshme, edukon avokatët, të cilët, sipas tij, janë një kontribut i madh për punën e tyre të suksesshme.