Paraburgimi i Mijalkov dhe Kamçev shkon në Gjykatën e Apelin, gjykatësit në presion të madh për t’i liruar?


Shumë shpejt Gjykata e Apelit në Shkup duhet të vendos se a duhet të vazhdohet a jo, paraburgimi i Sasho Mijalkov dhe Orce Kamçev .

Siç merr vesh javorja “Fokus”, gjykatësit janë në presion të madh për lirimin e dy të dyshuarve nga paraburgimi. Pikërisht presioni bëhet nga gjykatës të gjykatave tjera.

Ankimimi i dy të dyshuarve në Gjykatën e Apelit do të rishikohet javën tjetër në një seancë të hapur. I pari që u prangos ishte Orce Kamçev, i akuzuar për lëndën “Imperija” dhe pastaj Sasho Mijalkov si i dyshuar në shumë lëndë nga PSP-ja./Pa Censurë