Vuçiq: Do t’i gëzohem bisedimeve me Prishtinën!


Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në konferencë për media sonte është deklaruar në lidhje me zhvillimet më të fundit në Kosovë, pas vendosjes së taksës 100% si dhe pas arrestimeve në Veri.Sipas tij, urdhëdhënësi për këtë është ‘dikush tjetër’, ndërsa kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është vetëm zbatues i këtyre urdhërave.

”Nuk mund t’a them se kush është, edhepse të gjithë diijnë se për kë bëhet fjalë”- ka deklaruar Vuçiq. Në pyetjen nëse do të vazhdohet dialogu me Kosovën, ai ka thënë se kjo patjetër të ndodhë, pasi çdogjë tjetër çon në katastrofë.“I gëzohem bisedimeve me Prishtinën”- ka deklaruar mes tjerash Presidenti serb Aleksandar Vuçiq.