Të hënën, në Teatrin “Argentina” të Romës është mbajtur një koncert recital në nderim të 550 vjetorit të vdekjes, së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, transmeton Klan Kosova.
Artistja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, këndoi kolonën e famshme zanore “Homesick”, ndërsa ndodhej bashkë me familjen e saj në këtë koncert.
Futbollisti i njohur shqiptar, Lorik Cana, është ai i cili vendosi që në rrjetin social Instagram të publikojë së fundmi një fotografi, ku shfaqej bashkë me Duan.
Cana është shprehur në mbishkrimin e fotografisë se ndjehet krenar me të, ashtu si çdo bashkëkombës i tij.