Ja kush është efektivja e policisë që humbi dy gishtat në protestë


Efektivja e policisë e cila u plagos këtë të premte nga përplasja me banorët e Unazës së Re është 24-vjeçarja Ina Nuka.

Nuka është efektive e forcave Shqiponja, e cila ka punuar në Patrullë të përgjithshme dhe 6 muajt e fundit ka kaluar me Forcat Shqiponja. Me herët ka studiuar tek Universiteti i Sporteve

Në ngjarjen e kësaj të enjtje ajo ka humbur 2 gishtat e njërës dorë për shkak të një kapsolle që dyshohet se është hedhur nga protestuesit ndërsa dy kolegë i janë afruar me shpejtësi për ta ndihmuar.

Aktualisht 24-vjeçarja ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Ndërkohë në Spital ndodhen dhe policë të tjerë së bashku me qytetarë të plagosur të cilët po marrim shërbim mjekësor.