“Azili për Gruevskin”, Han kërkon sqarime nga Orbani


Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han, përmes profilit të tij të twiter ka kërkuar sqarime nga kryeministri hungarez Viktor Orban, lidhur me azilin e Nikolla Gruevskit. Han kërkon sqarime se në çfarë baze Hungaria i ka miratuar azilin Gruevskit.

“Sundimi i së drejtës është parimi kyç i vendeve anëtare dhe vendeve kandidate. Kjo është e rëndësishme për kredibilitetin e Evropës”, shkruan Han.