ASH: Të hetohet rikonstruktimi i Teatrit Shqiptar


Aleanca për Shqiptarët vlerëson se adresa e drejtë ku duhet të analizohet raporti për rikonstruksionin e tetarit shqiptar janë prokuroria dhe gjykatat e jo qeveria. Sipas tyre pushteti mund ta shqyrtoj në aspekt procedural dhe administrative, por në mënyrë më të detajuar dhe më aktive, dokumenti duhet të shqyrtohet nga PSP-ja dhe organet tjera të gjyqësorit.

“Është për t’u habitur se si mundet që një projekt që ka kushtuar një miliard euro si “Shkupi 2014” të kryhet në kohë rekord, ndërsa teatri i shqiptareve një rinovim i thjesht të zgjasë 5-6 vite? Sipas informacioneve, me aneks-marrëveshje vlera e atij projekti është shtuar për 1,1 milion euro, ndërsa efektet nuk gjenden askund? Unë konsideroj se Prokuroria Speciale duhet të merret më seriozisht me këtë projekt, por dhe me të gjitha projektet që kanë bërë zhvatje të parasve publike- deklaroi Elmi Aziri, ASH.

Nga BDI-ja vlerësojnë se nuk duhet të komentojnë hetime konkrete përfshirë edhe ato të teatrit shqiptare.

“Nuk mendojmë se partitë politike duhet te japin komente për hetime ligjore konkrete. njëherë e përgjithmonë politika duhet te shkëputet nga detyrat dhe obligimet e organeve te hetuesisë apo gjyqësorit. Qëndrimi i BDI është i mire i njohur se kërkojmë hetim te plote për çdo bartës te funksionit i cilit do nivel qofte apo periudhe te bartjes se funksionit si mënyrë e vetme e ndërtimit te shtetit ligjor dhe rikthimit te besimit te politika” thuhet në njoftimin e BDI-së- thonë nga BDI.

Pas kërkesës së Ministrisë Kulturës, një grup i pavarur punues kreu revizion dhe analizë të pavarur për rikonstruksionin e teatrit shqiptar. Sipas konkluzioneve të tyre, procedurat tenderimit në teatër i kanë udhëhequr njerëz të pakualifikuar, ndërsa kompania realizuese “Shensia” e cila ka blerë firmën e falimentuar “Lamone Moreda” e cila kishte filluar rikonstrumin ka pasur dy filiale të cilat ishin në kundërshtim me ligjin. Raportni me analizën Ministria e Kulturës e ka dorëzuar në Qeveri por edhe në Prokurorinë Speciale. Kjo e fundit udhëheq procedurë para hetimore për rastin “Shkupi 2014” e cila përfshinë edhe rikonstruksionin e Teatrit Shqiptar. Nga Institucion kulturor thonë se rikonstruksioni është në përputhje me procedurat ligjore.