E ftuar në një emision ka qenë gazetarja Klodiana Lala e cila ka folur për eksperiencën si gazetare në gazetë dhe në televizion.
Gjatë intervistës me gazetarin Adi Krasta, Lala tregoi edhe një paralajmërim që i ka bërë Fatmir Xhafaj kur ishte në postin e ministrit të Brendshëm.
“Më tha, do t’i zhduk të gjitha burimet. Në fakt e kalova me batutë dhe të qeshur. Kemi qenë të ftuar në një darkë… Ne kemi informacione nga prokuroria që policisë nuk i interesojnë”, tha Lala.
“Sigurisht që nuk ia arriti sepse unë kam patur shumë lajme të rëndësishme sa ishte Xhafaj ministër”, shtoi Lala.