15-vjeçari shqiptar humb jetën aksidentalisht në Greqi


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur për një familje shqiptare në Greqi, teksa djali i tyre 15-vjeçar ka ndërruar jetë në një aksident rrugor të ndodhur në Kyparissia. Bashkë me adoleshentin shqiptar Enriko Buzani kanë ndërruar jetë edhe dy djem të tjerë, një bullgar dhe një grek.

Djemtë e huaj mbetën të vdekur në vend, ndërsa i riu shqiptar fillimisht u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Rios, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kyparissia-Filiatra. Përplasja e mjetit ku udhëtonin tre adoleshentët ishte aq e fortë, saqë makina e tyre u shkatërrua plotësisht anës rrugës.

Ndërkohë, nga përplasja është plagosur lehtë dhe drejtuesi 48-vjeçar i furgonit të përfshirë në aksident.

Tre 15-vjeçarët që mbetën viktima të aksidentit fatal ishin pjesë e klubit të futbollit AK Kyparissia dhe jetonin aty me familjet e tyre.