Profesori dhe anëtari i lartë i Aleancës për Shqiptarët, Ruzhdi Matoshi ka publikuar disa të dhëna ku shihet se në Maqedoni jetojnë rreth 800 mijë shqiptarë.
Sipas këtyre të dhënave, 55 për qind e qytetarëve janë maqedonas, 40 për qind shqiptarë dhe pjesa tjetër e mbetur janë turq, romë, vllehë… etj.
Të dhëna afërsishtë të ngjajshme, kohë më parë ka publikuar edhe analisti shqiptar, Nijazi Muhamedi. Sipas tij, në Maqedoni jetojnë rreth 47 për qind shqiptarë.
Mirëpo, në regjistrimin e ardhshëm duket se do të jetë problem evidentimi i tyre, për faktin se një pjesë e madhe e shqiptarëve punon në diasporë dhe duhet të gjendet mënyra për regjistrimin e tyre, kjo për faktin se ata rregullisht vijnë në vendlindje, kanë pronë, pasuri dhe investime në Maqedoni si dhe në shumicën e rasteve edhe shtetësinë.
Ndryshe në Maqedoni numërimi i popullsisë vitet e fundit dështoi ku sipas informacioneve jozyrtare numëri i maqedonasve ishte shumë më pak sa është zyrtarisht. Në Maqedoni zyrtarisht janë 25 % shqiptar, por nëse bëhet numërimi i popullsisë ky numër mund të dyfishohet nëse regjistrimi bëhet nga faktori ndërkombëtar. (INA)