Nga VMRO-DPMNE kanë akuzuar kryeministrin Zoran Zaev për punësimin e një këshilltari të ri për çështje sociale.
“Për derisa 460 mijë qytetarë në Maqedoni jetojnë në varfëri, Zaev përsëri punëson një këshilltar të ri në qeveri dhe për ironi oikërisht për çështjet sociale. 22% e qytetarëve jetojnë me një shujtje në ditë, ndërsa Zaev përdor paratë e qytetarëve për të paguar shërbëtorin e tij të partisë”, thonë nga VMRO.
VMRO thotë se 33 prej 57 këshilltarëve të Zaevit nuk shkojnë në punë, qëndrojnë në shtëpi dhe paguhen. As ushtria e këshilltarëve nuk ka arritur për të shpëtuar Maqedoninë nga katastrofa e kartelit kriminal të udhëhequr nga Zoran Zaev. Maqedonia po zhytet në çdo fushë as Ljube Boshkovski nuk arriti të tërheqë investime të huaj. Gjithashtu nga VMRO-DPMNE akuzojnë se Marijan Zabrçanec në vend që të risë transportin e Qeverisë, merret me gënjeshtra dhe manipulime të qytetarëve.