Një autobus me nxënës ka dalë nga rruga në Qafë-Thanë, në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:45 minuta në kthesat e Qafë Thanës.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Raportohet se autobusi me gjimnazistë nga Roskoveci është përmbysur duke rënë afër greminës dhe për pasojë 7 prej nxënësve kanë mbetur të plagosur.
“Më datë 16.11.2018, rreth orës 17:00, në Qafë Thanë, Autobusi me targe AA 723 OP me drejtues shtetasin L. H, duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Fierit, ku në këtë autobus udhëtonin nxënës të një shkolle të Roskovecit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe nga pakujdesi e drejtuesit te mjetit ka dale nga rruga ku per pasojë u lënduan lehtë shtetasit : L. V., 17 vjeçe, E.D. 15 vjeç, N. H. 17 vjeçe, .B. Q., 18 vjeç, J. G., 17 vjeç, D.V., 17 vjeç, M.V., të cilët pas kontrollit mjekësor dhe marrjes së ndihmës së parë, janë në pritje të autobusit tjetër për tu larguar për në banesat e tyre”, njofton policia.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.