EMOCIONUESE, 90 VJEÇARI NGA TURQIA MERR SHTETËSINË SHQIPTARE PËR HERË TË PARË


90 vjeçari Tevfik Fikret Oktay nga Turqia është qytetari më i ri i shtetit shqiptar.

Oktay i lindur në vitin 1928 në Ankara nga prindër shqiptarë ka marrë për herë të parë shtetësinë shqiptare për të nderuar kujtimin e babait të tij, i cili ka shërbyer si ushtarak madhor në Perandorinë Osmane.

Foton e ka publikuar vetë Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, ndërsa ka shkruar dhe përshkrimin e shkurtër rreth Tevfik Fikret Oktay.