Prokuroria Themelore Publike Tetovë paralajmëroi se do ta apelojë aktvendimin e lirimit të gjinekologut Kazimir Koprivnjak të marrë sot nga Gjykata Themelore në Tetovë.
“Prokuroria Themelore Publike Tetovë në tërësi mbetet në konstatimet e dhëna në padinë kundër mjekut-gjinekolog zë akuzuar për të cilin Gjykata Themelore në Tetovë sot mori aktvendim për lirimin e tij për veprën penale – Vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve”. Prokuroria vlerëson se i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohet dhe se dëshmitë që janë siguruar nga ana e prokurorisë i dëshmojnë konstatimet në aktin e prokurorisë”, qëndron në kumtesën e PPRM.
Prokuroria Themelore Publike Tetovë, thuhet në kumtesë e ka njoftuar opinionin se është i pakënaqur nga aktvendimi i marrë dhe do të apeloj në afatin ligjor.
Mjeku Koprivnjak akutohet nga Prokuroria Themelore për vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve, ndërsa lidhur me vdekjen e lehonës 33 vjeçare Violeta Kirovska në gusht të vitit 2015.