Kishte bërë një kallëzim në polici se ishte rrëmbyer dhe përdhunuar nga katër burra, por hetimet, të cilat zgjatën pesë muaj, zbuluan se gruaja gënjente.
Për pasojë ajo u arrestua.
Ngjarja e pazakonte ndodhi në Malaga, në Spanjë, në rajonin e Andaluzisë. Policia arrestoi gruan e cila, siç raportohet nga 20minutos.es, në qershorin e kaluar raportoi se kishte pësuar dhunë seksuale në grup.
Në fakt, gruaja kishte thënë se ishte rrëmbyer në stacionin e autobusit dhe se 4 meshkuj e kishin marrë me forcë në makinë.
Pasi dhuna e supozuar ndodhi në një shtëpi, rrëmbyesit e kthyen në të njëjtën stacion autobusi, përcjell GSH.
Pas shumë muaj hetimesh, hetuesit zbuluan të vërtetën: gruaja, në fakt, pas disa grindjeve me partnerin e saj kishte shkuar me komshiun dhe ishte penduar.
Për këtë arsye ajo donte që të mbulonte tradhtinë. Fqinji, konfirmoi në polici se kishte patur marrëdhënie seksuale spontane pikërisht pak orë përpara denoncimit./botasot