Hetohen policë dhe bashkëpunëtorë 10 përkthyes po punojnë pa ndërprerë që t’i përkthejmë shumë se 400 faqe të lëndëve në të cilat është i përfshirë Gruevksi. Procedura për ekstradim është nisur, MPB ka informuar Ministrinë e Drejtësisë se është lëshuar fletarrest ndërkombëtar, e këta të fundit i kanë nisur procedurat. “Fakt është se kjo procedurë nuk është e shpejtë, apo e shkurtër. Unë shpresoj që autoritetet hungareze nuk do t’i shfrytëzojnë afatet maksimale por do të jenë më efikas. Një person që kërkon azil, nuk do të duhej të ketë mundësinë të ikë, shpresoj që edhe autoritetet hungareze do të veprojnë sipas konventave evropiane dhe ndërkombëtare për azil dhe ekstradim”, tha Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë. Pasi Gruevski u arratis, u aktivizuan të gjitha institucionet. Po heton sektori i Kontrollit të Brendshëm në MPB, heton edhe sektori i Shkupit, e është aktivizuar edhe Prokuroria. “Në suaza të Ministrisë së Punëve të Brendshme është në proces procedurë për verifikimin e metodës se si personi i gjykuar, Nikolla Gruevski e ka lëshuar territorin e Republikës së Maqedonisë. Sektori për kontroll të brendshëm ka nis procedurë për përfshirjen eventuale të nëpunësve policor, se i kanë ndihmuar… Kurse sektori i Shkupit po e heton metodën e ikjes dhe se a ka pasur ndihmë nga dikush”, u shpreh Mile Boshnjakovski, Zëdhënës i Qeverisë. “Prokuroria themelore publike për përndjekje të krimit të organizuar duke i ndjekur informacionet në lidhje me arratisjen e të akuzuarit N.G., si dhe në bazë të shkrimeve nëpër mediat dhe interesit të opinionit publik, hapi lëndë pas informacioneve që qarkullojnë në opinion publik. Në lidhje me ngjarjen ka dyshime se disa zyrtarë duke e keqpërdorur pozitën e tyre i kanë mundësuar të akuzuarit në mënyrë jo legale të largohet nga Republika e Maqedonisë. Lënda i është dhënë prokurorit kompetent dhe në kuadër të procedurës para hetimore janë lëshuar Urdhra për grumbullimin e të dhënave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje, thanë nga Prokuroria Themelore Publike. Pas përfundimit të hetimit pritet që MPB të dalë me informacionet zyrtare se si ka ikur Gruevski, e në ndërkohë mungesën e informacioneve zyrtare po e shfrytëzojnë mediat online, të cilat kanë shkruar për qindra skenarë, se si Gruevski ka mundur të arratiset./21Media