Përfundojnë prapa grilave tre të dyshuar pasi sulmuan me shufër metalike dhe lopatë një person


Tre persona të dyshuar kanë përfunduar prapa grilave, pasi që dyshohet se me kanë goditur me shufër metalike dhe lopatë një person.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, shkruan lajmi.net.Siç ka bërë të ditur Prokuroria Themelore ë Gjilanit përmes një njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar, që gjatë ditës së djeshme, të dyshuarit O.J. dhe D.J., në komunën e Gjilanit, me dashje i kanë shkaktuar lëndime trupore të pandehurit tjetër L.J., duke e goditur me shufër metalike dhe lopatë, në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, i cili nga goditjet e marra, humbë vetëdijen dhe rrëzohet në tokë.

Me ç’rast, dyshohet që kanë kryer veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’ nga neni 189 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).“Ndërsa, i dyshuari L.J., gjatë fjalosjes me të pandehurin O.J, në një moment ia merr shufrën metalike nga dora dhe me të njëjtën e godet atë në fytyrë, duke ia thyer hundët dhe dhëmbët e përparmë. Në këtë mënyrë, dyshohet se ka kryer veprën penale, “Lëndim i rëndë trupor’’ nga neni 189 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 1.3 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.Dyshohet që e tërë ngjarja ka ndodhur për shkak të një kontesti pronësor, që të dyshuarit kanë pasur mes vete dhe për këtë çështje prokuroria ndaj tyre ka ushtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit në Gjykatën kompetente në Gjilan. /Lajmi.