TRANSPARENCË TË PLOT NË HARXHIMIN E PARAVE TË QYTETARËVE
Top 1 me borxhe të papaguara është Komuna e Ohrit me 17 milion e 790 mijë euro e pasuar nga Tetova me 14 milion e 940 mijë euro. Komuna e 81 apo e fundit është ajo e Valandovës me 2700 euro.
Shtrohet pyetja si u krijuan këto borxhe të komunave vetëm për arsim, kulturë dhe mbrojtjen sociale të fëmijëve?.
Çka kanë bërë këto komuna për cilësin e arsimit, kulturën dhe mbrojtjen sociale të fëmijëve, ku nuk kemi përmirësim të cilësisë së arsimit, avancimin e kulturës dhe mbrojtjen sociale më të mirë të fëmijëve por përkundër kemi dekadencë.
Është mirë shërbimet e këtyre komunave ti paraqesin në mënyrë publike para qytetarëve punët e bëra me të cilat kanë krijuar këto borxhe, ashtu siç i kanë paraqitur në Ministrin e Financave për shlyerjen e tyre ose Ministria Financave ti bënë publike këto borxhe në emër të transparencës së shfrytëzimit të mjeteve publike të qytetarëve.
Fondet i ndahen komunave në mënyrë individuale në shumën prej 51% të shumave të përcaktuara në bazë të ligjit.
Shuma totale e fondeve të ofruara si mbështetje financiare për financimin e detyrimeve të pashlyera dhe të papaguara për komunat dhe njësitë shpenzuese është 3.032.383.086 denar.
Prof.Dr. Izet Zeqiri
Por ky borxh sipas kryetares Teuta Arifi nuk është vetëm gjat mandatit të sajë por një pjesë e borxhit e ka trashiguar nga kryetarët tjerë që kanë drejtuar komunën e Tetovës.