Ministrja e Punës dhe Politikës sociale, Mila Carovska në tryezën kushtuar bullingut në shkolla tha se “zhvillimi i hershëm i fëmijëve është i rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të personalitetit, ne kujdesemi për secilën fëmijë dhe investojmë pikërisht në mbrojtjen e fëmijëve, dhe me këtë edhe në shoqëri më pozitive”.
“Sjellja e fëmijëve në foshnjore, në shkolla apo në rrugë në të shumtën e rasteve është fotografi se çfarë ndodh në shtëpi. Për të ndërtuar personalitete pozitive nga fëmijët tanë, secili prej nesh duhet të mësohet se si duhet të sillet me to. Është kënaqësi që MPPS-ja është pjesë e fushatës së UNICEF-it për prindëri pozitive që është duke u zbatuar dhe që mëson për aftësi prindërore” tha ministrja Carovska, njofton Telegrafi Maqedoni.
Carovska theksoi se një nga përcaktimet kryesore të Qeverisë është mbrojta e fëmijëve dhe se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale deri në fund të vitit planifikon të hap 24 çerdhe, nga ku 11 tashmë janë në funksion.
Në panel diskutimin përveç ministres Carovska, folën edhe përfaqësuesi i UNICEF-it, Benjamin Perks dhe psikiatër fëmijëror.