Jankullovska: Arratisja nuk është zgjidhje për asnjë problem


Ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska duke e komentuar arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski tha se ajo nuk mund të jetë zgjidhje për asnjë problem.

“Nuk konsideroj se kjo mund të jetë zgjidhje e problemit. Nuk pajtohem me atë veprim pa marr parasysh detajet se si ka rrjedhur dhe si është paraparë. Nuk mund të pajtohem me asnjë segment me atë procedurë që është kryer”, tha Jankullovska në Studion e hapur në 1TV.

Ajo shtoi se në këto rrethana përshtypja e saj për atë vendim është zhgënjyese dhe se me asgjë nuk mund të argumentohet veprimi i tillë.

“Sipas vlerësimeve të cilave unë ju besoj një veprim i tillë meriton vetëm dënim”, tha Jankullovska.

Në bisedën në lidhje me bombat e publikuara për vrasjen e Martin Neshkovskit tha se në momentin e parë kur është pyetur nga gazetarët, nuk ka pasur njohuri për rastin.

“Nuk mund të fshehësh një vrasje”, tha Jankullovska e cila qartësoi se pasi është pyetur në pres konferencë menjëherë ka kërkuar informacione dhe hetim nga sektori i kontrollit të brendshëm dhe se nuk është kryer evidencë përkatëse për këtë ngjarje, ku është përmendur vetëm se është gjetur një person i vdekur.

Në lidhje me bisedat e përgjuara konsideron se disa biseda janë vënë në kontekst i cili nuk korrespondon me realitetin. Shtoi se nuk ka menduar në asnjë moment se mund të jetë target i përgjimeve.