LSDM: Mickoski të tregojë nëse ka pasur lidhje me arratisjen e Gruevskit


Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media kërkon nga kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, të përgjigjet në lidhje me takimin e tij me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Nga LSDM thonë se Mickoski po forcon dyshimet se ai dhe udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së e kanë ditur ose kanë lidhje me planin për arratisje të Nikolla Gruevskit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mickoski ka obligim të përgjigjet për këto dyshime dhe aktivitetet e tij në të kaluarën. Institucionet kompetente duhet të nisin hetime për ikjen e kriminelit Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të gjendet dhe dënohen”, thonë nga LSDM.