Ziadin Sela sot nga Kuvendi i R.M-së përmes një press konference i është drejtuara opinjonit lidhur me ngjarjet e fundit politike në vendë por gjithashtu ka folur edhe për propozimin e fundit të drejtorit të Entit për Statistikë sipas të cilit në regjistrimin e ardhshëm që duhet të bëhet më 2022 po përgaditet një formualarë sipas të cilit qytetarët nuk do të kenë mundësi të deklarojnë përkatësinë etnike por vetëm gjuhën e tyre amtare.Sela sot nga Kuvendi ka kundërshtuar ashpër këtë propozim duke thënë se kjo është një tendencë shum e rrezikshme që do të prish balansin etnik të vendit duke dashur që në mënyrë artificiale të rritë numrin e qytetarëve maqedono-folës e që në esencë është te denca për krijimin e shtetit monoetnik.
Sela ju beri thirrje edhe partive tjera shqiptare që ta mbështesin në këtë kundërshtim që sipas tij përben rrezik për mardhënjet ndëretnike të vendit dhe do të prishë balansin etnik por gjithashtu është edhe në kundërshtim me të drejtat themelore të individot,Sela gjithashtu ka kërkuar sqarime nga Drejtori i Entit të Statistikave që të tregoj se sa është përfaqsimi i shqiptarëve në këtë institucion dhe pastaj mundë të hapim temën e regjistrimit,duke u bërë me dije se Aleanca për Shqiptarët është kategorikisht kundër një propozimi të atillë që përjashton mundësin e deklarimit të përkatësisë etnike të qytetarëve.
Ndryshe reagimi i Selës vjen pas paralajmërimit të djeshën nga ana e Drejtorit të Entit Statistikor se në regjistrimin e ardhshëm nuk do të ketë grafë për përkatësin etnike të qytetarëve.