Premtonte se nuk do të ikë, kërkoi ta burgosin në këmbim për të gjithë të akuzuarit të tjerë, paralajmëronte fitore në zgjedhje.. në fund, ai iku.
Pesë ditë me radhë parashtrohej pyetja se ku ndodhet Nikolla Gruevski. Përgjigjja erdhi sot pasdite. Ai është në Budapest dhe kërkon azil politik. Ende duhet përcaktuar se si arriti Gruevski pa asnjë dokument udhëtimi në Hungari, kush e ndihmoi atë dhe pse.
8 nëntori ishte dita kur ai duhej të paraqitej në burgun e Shkupit për vuajtjen e dënimit dyvjeçar për rastin “Tanku”. Ai përdori të gjitha mjetet juridike për ta shtyrë vuajtjen e dënimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të nesërmen, të premten, Këshilli Penal refuzoi ankesat dhe kështu u rraskapitën edhe mundësitë e fundit ligjore për të mos përfunduar në burg. Në të njëjtën kohë, Gruevski shkëputet nga rrjetet Viber dhe What’s Up, duke lënë telefonin lëshuar por duke mos ju përgjigjur thirrjeve.
Gjykata po të njëjtën ditë dërgon shërbimet e saja që t’ia japin vendimin dhe me këtë të plotësohet kushtin e fundit para ekzekutimit të dënimit. Por në adresën e tij nuk përgjigje askush. Ekipet e gazetarëve me orë të tëra e pritën Gruevskin para burgut por ai nuk u paraqit.
Gjatë fundjavës gjykata dhe shërbimet e gjykatës nuk punojnë.Por kjo s’do të thotë se nuk punon Gruevski, ndërsa publiku ishte i preokupuar me hetimin për lëndën “Perandoria” dhe paraburgimin e Jordan Kamçev.
Mbrëmë shërbimet e gjykatës përsëri erdhën në adresën e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të OBRM-PDUKM-së por pa sukses, dera ishte e mbyllur.
në ora 16:32 gjykata e njoftoi policinë dhe kërkoi asistencë për gjetjen e tij dhe çuarjen e tij në burg. Policët gjithashtu shkojnë te dera e Nikolla Gruevskit por pa sukses. Kontrollet e automjeteve dhe kontrollet rreth selisë së partisë së tij nuk prodhuan asgjë, ndërsa këtë veprim, opozita maqedonase e quajti shkelje të demokracisë.
Dilema rreth vendndodhjes së tij u zhduk që kur Nikolla Gruevski përmes rrjetit social Facebook shkroi se ai gjendet në Budapest dhe se po kërkon azil politik.
Pesë orë më pastaj, MPB-ja konfirmoi vërtetësinë e informacionit që Gruevski e deklaroi.
Përsëri, një ish-kryeministër, tani për tani, nuk do të mbarojë pas hekurave për shkak të korrupsionit.
Si ndodhi arratisja e tij? A mundej të ndalohej? Përse institucionet lejuan arratisjen e tij? Opinioni i Maqedonisë pret përgjigje ndaj këtyre pyetjeve.
Minstri Spasovski dhe kryetari i Gjykatës e çojnë fajin te njëri tjetri ndërsa organet e Maqedonisë i pret një luftë e madhe me kolegët e tyre nga Hungaria rreth kërkesës për ekstradim. Çfarë dihet është se Budapesti zyrtar do të vendos në fillim për kërkesën për azil dhe më pastaj do të vendoset për ekstradimin e tij.