Ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski për TV21 thotë se fuqishëm e dënon ikjen e Nikolla Gruevskit.
“Fuqishëm e dënoj mënyrën e këtillë, sepse do të ndikojë negativisht te lëndët gjyqësore, posaçërisht te ato lëndë ku bashkërisht jemi të akuzuar”, thotë Janakieski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Janakieski shton se nuk planifikon të ikë nga Maqedonia dhe se momentalisht është në Shkup, duke njoftuar se nesër do të jetë prezent në seancën gjyqësore për lëndën “Titanik”.