Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit policia e Durrësit vuri në pranga dy persona, ndërsa ka sekuestruar armë dhe municione luftarake.
Operacioni i koduar ” Guns 18″ solli arrestimin e Kevin Mburimi 18 vjeç, banues në Durrës dhe Rei Hodo 22 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 12.11.2018, shtetasit e mësipërm, në lagjen Nr.16 janë kapur në flagrancë në mjetin tip Benz ku gjatë kontrollit i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: dy armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm, një pistoletë tip ” Blou”Mini, 2 krehera, 25 fishekë dhe një përdorues grushti.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municioneve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 278/a/2 të Kodit Penal.