Pasi gjatë ditës së djeshme u përhapën informacione jozyrtare se ish-kryeministri Nikolla Gruevski e ka lëshuar Maqedoninë dhe gjendet jashtë shtetit, MPB këtë mëngjes ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar.
Mbrëmë Policia e Maqedonisë disa herë ka tentuar ta gjejë Gruevskin në shtëpinë e tij dhe selinë e partisë, por pa sukses, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gruevski kërkohet nga policia për ta vuajtur dënimin prej 2 viteve burg, pasi u dënua në lëndën “Tanku” të PSP-së e cila ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurove.