Banori nga Shipkovica i revoltuar për ozurpimin e bjeshkës nga shtetasi kroat (VIDEO)


Deri në Pa Censurë banorët e Shipkovicës, kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi dy vilat të cilat po ndërtohen nga shtetas kroat, në vendin e quajtur “Xhibre Skenderit” ose vendi i njohur ndryshe si “Jellak”.

Shipkovicasit janë bërë bashkë dhe kanë dërguar kërkesë edhe në policinë e Tetovës, ku kanë kërkuar që të merr masa për shtëpitë e vikendit të cilat po ndërtohen në tokën e tyre.

Teksa për Pa Censurë Armend Fazlii zëdhënës në komunën e Tetovës për ndërtimin e vilave në atë hapësirë tha: “Ashtu siç jeni të njoftuar, për momentin Inspektoriati Komunal me tërë kapacitetin është i angazhuar në aksionin masiv në qendrën turistike “Kodra e Diellit”.

Më të përfunduar aksioni në atë qendër turistike, do të evidentohen të gjitha rastet e denoncuara përfshirë edhe zonën e Teqes së Shipkovicës. Konform dispozitave të ligjeve pozitive dhe kornizave ligj-zbatuese në të cilat vepron Inspektoriati Komunal do të meren masa adekuate për objektet ne fjalë. Meqëse në zonën në fjalë nuk ka plan urbanistik dhe për të njejtën nuk mund të jepen leje ndërtimi. ”

Në rrjetin social facebook, janë paralajmëruar reagime të vetë qytetarëve në qoftë se komuna dhe policia nuk i largojnë nga toka e tyre./Pa Censurë