Rrahje e përgjakshme ka ndodhur dje pasdite në burgun e Idrizovës, me ç’rast një i burgosur ka marrë lëndime të rënda. Sipas policisë, në krahun e pestë (pjesa e mbyllur), ka ardhur deri te një përleshje fizike mes personave të burgosur S.R. (26) dhe M.E. (32), të dy nga Shkupi. Rrahjes i ka parapri një zënkë verbale, transmeton Gazeta Lajm.
Gjatë përleshjes, M.E. ka marrë lëndime të rënda trupore, që është konstatuar nga ana emjekut në Klinikën për Kirurgji Makislofaciale. Policia po ndërmerr masa për ndriçim të plotë të rastit.