SKANDAL- Tetovë: Shkon për kontroll të zemrës mjeku me cigare në gojë kontrollon pacienten! (FOTO)


Qytetari denoncon:

Përshëndetje Pa Censurë, e ëma ime ka problem me zemrën, sot shkuam që të bëjë një Eho, edhe pse bëhet fjalë për një sëmundje shumë të ndijshme dhe problematike, mjeku që e kontrolli mamanë time ishte gjatë tërë kohës me cigare. Gjesti i tij më nervozoi shumë, dua që t’i bëj publike këto foto nga Spitali i Tetovës dhe ta shohin të gjithë trajtimin e pacientëve nga ky mjek dhe kërkoj që urgjentisht i njëjti të penalizohet!

Për të qenë skandali edhe më i madh, në derë ku kryhet kontrolli shkruan se rreptësisht ndalohet konsumimi i cigares!

Tmerr në çfarë kushte dhe nga kush mjekohet e ëma ime 🙁