Ian David Long që vrau 12 persona me të shtëna armësh në një lokal në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, në postimin e fundit në Facebook ka shkruar se të gjithë “bashkë ndjejnë dhe luten” pasi të ndodhë ndonjë masakër.
“Uroj të më quajnë të çmenduar” ka shkruar veterani i luftës, në fillim të postimit që shoqërohej me emoji fytyrash duke qeshur, duke shtuar se “a nuk do të ishte kjo një balonë e madhe me ironi”, transmeton Telegrafi.
“Po… jam i çmendur, por e vetmja gjë që njerëzit bëjnë pas një masakre, është të ‘bashkë ndjejnë dhe të luten’ apo t’i ‘mbajnë ata njerëz në mendimet e tyre’… për çdo herë …dhe nuk di pse vazhdon gjithnjë të ndodhë e njëjta gjë” thuhet në postimin e 28-vjeçarit.
Autoritetet e sigurisë i kanë thënë CNN-it, se Long e bëri postimin para se të ndërmerrte aksionin kriminal, por nuk i kanë shfaqur pamjet e postimit, ndërsa tashmë llogarinë ia kanë mbyllur.
Raportohet se ish-ushtari i marinës qëlloi me 30 plumba duke lënë të vdekur 12 persona dhe disa të plagosur, para se të vriste edhe vetën.