Analiza e organizatës joqeveritare “Ini”, ka treguar se në Maqedoninë Lindore ka mungesë prej 190 mjekëve që të plotësohet kërkesa evropiane prej 3.4 mjekë për 1 mijë banorë. Për momentin, për shëndetin e qytetarëve në 11 komuna kujdesen 443 mjekë, apo 2.5 mjekë për 1 mijë banorë, transmeton Portalb.mk.
Hulumtimi i njëjtë[ë thotë se më së shumti mjete për mbrojtje shëndetësore ka harxhuar Komuna e Makendoska Kamenica – 44 mijë denarë për banorë, komuna e Karbincit – 31 mijë denarë për banorë, kurse më së paku komuna e Vinicës – 5 mijë denarë e gjysmë për banorë.