Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bazë të informacioneve të arsyeshme dhe në bashkëpunim dhe koordinim me Gjykatën Themelore në Gjilan dhe Policinë e Kosovës, kanë realizuar bastisje në komunën e Ranillugut.
Sipas prokurorisë, bastisja është realizuar, në shtëpinë e pabanuar dhe objektet përcjellëse, pronë e të dyshuarit J.S., i cili gjatë bastisjes nuk është gjetur në vendin e ngjarjes, me ç’ rast gjatë kontrollimit janë gjetur dhe sekuestruar disa mjete shpërthyese.
“Dy armë të gjata AK 47, dy armë të gjata gjysmë automatike, njëqind e katërdhjet e dy fishekë të kalibrit 7.62mm, gjashtë karikator të zbrazur të armës AK 47, një vaj për lyerje të armës, njëzetenjë mbajtës municioni, dy motorolla të ish policisë, një jelek të ish policisë, një litar për lyerje të armës, katër granata dore, një sprej lotsjellës, si dhe dy shirita banderola RKS për barna”, thuhet në komunikatë.
Për këtë rast do të vazhdohet me procedura hetimore, me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave lidhur me këtë çështje.