Hoxha godet Demirin: Pijanecat sikur ti i kthjelli n’shuplaka!


Ka vazhduar debati rreth emërimit të Xhezair Shaqirit – komandant Hoxha, në postin e Këshilltarit për siguri të Kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, shkruan Fakte. I fundit që ka kundërshtuar këtë emërim ka qenë funksionari i lartë i Aleancës për Shqiptarët, Alajdin Demiri, i cili në mënyrë cinike, në një emision debativ ka thënë se “tani kryeministri duhet të marrë nga burgu i Idrizovës ndonjë diler të drogës dhe ta emërojë në krye në këtij sektori”.

Pas kësaj ka reaguar vetë Xhezair Shaqiri, duke quajtur Alajdin Demirin pijanec, të cilit i ka dështuar gjithçka në jetë. Ja postimi i plotë i komandant Hoxhës, të cilin e ka transmetuar INA:

Problem i madh eshte me mendje te shendosh pa konsumim te Alkoholit me qellu fjalt, e ki pijanica kur sun ja qellon.

Alajdin Demiri ke ber mbi 60 vjet e ae ke verejt pse cdo pune ne jeten tende nuk ke mund ta perfundosh dhe te kan deshtuar
Mbasi nuk je bindur deri tani perse gjith ki deshtim i jetes tende as un nuk dote flas me teper
Un nete vertet nuk kam aritur materialisht per vehten por disa beteja ma ka mundesuar Allahu tei perfundoj me sukses per kombin tim
Sado qe te trombetosh me fjali kot e ke pa vepra nuk zen vend fjala
Mundet qe nete ardhmen do jemi te ftuar me ndonje emision se bashku dhe dota veresh se kam pervoj te mir si tei kthjelli pianecet sikur ti me shuplaka
Se shpejti ne debate” – ka shkruajtur Xhezair Shaqiri./