Artan Grubi: BDI nuk mbështet heqjen e shtesës mujore për fëmijën e tretë


Deputeti i BDI-së, Artan Grubi për Alsat deklaroi se grupi parlamentar i BDI-së nuk e mbështet heqjen e shtesës mujore prej 8.000 denarëve për fëmijën e tretë.

Sipas tij, vendimet e tilla duhet merren në mënyrë konsensuale dhe se Qeveria duhet të zbatojë politika për rritjen e natalitetit.

Grubi shtoi se për propozimin e tillë nuk kan qenë të njoftuar dhe se për herë të parë e ka dëgjuar në media.

Përndryshe, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, dje njoftoi se shtesa mujore për fëmijën e tretë do të zëvendësohet me ndihmë të njëhershme prej 60 mijë denarëve.

Gjegjësisht, me masën e re që pritet ta aplikojë qeveria për fëmijën e parë do të jepet vetëm një ndihmë prej 5 mijë denarëve, për fëmijën e dytë ndihmë prej 20 mijë denarëve dhe për fëmijën e tretë do të jepen 60 mijë denarë.