Në këndin e lojërave, fëmijët kafshojnë vogëlushen (Foto)


Një vogëlushe është frikësuar për vdekje dhe ka marrë plagë të rënda në fytyrë, pasi ajo u kafshua 15 herë nga fëmijët e tjerë në një kënd lojërash në Leeds të Britanisë së Madhe.

Willow-Ivy Doherty, e cila është vetëm 17 muajshe është përgjakur nga dhjetëra plagë të krijuara, kryesisht në fytyrën e saj, pasi nëna e kishte lënë të luante me fëmijët e tjerë.

Nëna e vajzës pretendon se një djalë i vogël – rreth 3 vjeç – ishte në këmbë me një buzëqeshje të madhe në fytyrë dhe me gjak rreth gojës pas incidentit në këndin e lojërave “Bletët e Vogla”.

33-vjeçarja tha për The Mirror: “Ajo duket sikur është kafshuar nga një qen, jo nga një fëmijë”.

Willow-Ivy mori 4 kafshime në fytyrë, dy në gishtat e saj, tre në shpinë, disa në kokë, një në vesh, një në shpatull, një në dorë dhe një në këmbën e saj.

Vazja u dërgua në spital, duke marrë injeksione për hepatitin B dhe trajtim për plagët e rënda.

Nëna tha se prindi tjetër nuk u paraqit në incident derisa ajo filloi të bërtiste: “Ku është mamaja jote?”.

Ajo thotë se fëmija që i kafshoi vajzën ishte duke qëndruar me vëllain e tij më të madh dhe se një specialist tha: “Kishte shenja kafshimi nga dy fëmijë të ndryshëm”.

Ajo pohoi gjithashtu se prindi tjetër ju kthye duke thënë: “Kështu bëjnë fëmijët”.

Një zëdhënës i qendrës së lojërave konfirmoi se Willow-Ivy kishte marrë ndihmën e parë pas incidentit. Ata përsëritën rëndësinë që prindërit të mbikëqyrin fëmijët e tyre.